Kreu demokrat Basha morri dhe dakortësinë e partive të tjerea opozitare përveç LSI-së, për t’i djegur dhe ata mandatet e tyre.
Fjala është për Dulen, Dukën, Shehin, Mediun, Ndokën, ku disa prej tyre në fakt nuk kanë asnjë mandat aktiv, të cilët pra u rreshtuar krah kauzës së shpallur për ta rrëzuar Ramën me këtë formë.
Basha renditi dhe njëherë arsyet politike ndaj këtij akti, kur tha se “Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe është demaskuar nga Zëri i Amerikës si hajduti i zgjedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku i pasojave që mblodhi qytetarët në shtet”. /tesheshi.com/