Reagimi i parë pas vendimit të PD-së për djegien e mandateve, ka ardhur nga zv.kryeministri Erjon Braçe. Ky i fundit e ka lidhur vendimmarjen ekstreme të rivalëve politikë vetëm me reformën në drejtësi.
“Pse digjen tani? Sepse nuk i bëjnë më dot asgjë Reformës në Drejtësi; As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Larte, të gjitha në punë shumë shpejt! Mekanizmi kushtetues çmonton bllokimin nga Kuvendi. Të parëndësishëm shumë shpejt! Reforma e para, reforma përpara”, shkruan Braçe.
Në fakt, akti i partisë më të madhe opozitare vjen në momentin kur janë në formim e sipër sy instancat më të “frikshme” të reformës në drejtësi, SPAK e BKH. /tesheshi.com/