Ka ardhur dhe reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve.
Është pikërisht Knut Flackenstein, Raportuesi për Shqipërinë në PE që ka deklaruar se kjo është një situatë që vijon prej 5vitesh.
“Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale”, ka thënë diplomati i djathtë gjerman, duke lënë të nënkuptuar se nuk është dakort me këtë qasje të opozitës.
Ai gjithashtu përcjellë dhe mesazhin e nënkuptuar se e gjitha kjo mund të bëhet dhe për të dëmtuar hapjen e negociatave
“Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e shteteve anëtare”, ka theksuar Fleckenstein. /tesheshi.com/