Bashkimi Evropian (BE) duhet të tregojë përkushtim ndaj Ballkanit Perëndimor sepse dobësimi i ndikimit të tij do të inkurajonte liderët nacionalistë të rritin tensionet me fqinjët, dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC) në Mal të Zi dhe Kosovë mund të jetë një pikë e nxehtë e mundshme, u tha deklarua së fundi nga Këshilli Evropian për Mrrëdhëniet e jashtme (ECFR).
Në një analizë të titulluar “Fuqia e perspektivës: Pse anëtarësimi në BE mbetet i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor”, Këshilli Evropian paralajmëron gjithashtu se nëse ndikimi i BE dobësohet, e ardhmja e marrëveshjes mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë do të rrezikohet gjithashtu.
“BE duhet të tregojë përkushtim ndaj Ballkanit Perëndimor duke inkurajuar shtetet që të zgjidhin mosmarrëveshjet e hapura, t’i bëjnë ata kandidatë më të mirë dhe të rrisin sigurinë në rajon”, thuhet në analizë.
Aty shtohet se angazhimi i dobët ndaj zgjerimit, i ilustruar më qartë nga vetoja franceze e tetorit 2019, dobësoi ndikimin e BE-së në rajon – madje midis vendeve që kërkojnë të anëtarësohen, si dhe situata aktuale midis Serbisë dhe Malit të Zi vlerësohet të jetë delikate, veçanërisht nga ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. /tesheshi.com/