Nëse keni menduar se çfarë diete ushqimore duhet të përdorni për të pasur mendje të kthjellët, një studim i realizuar së fundmi sugjeron se dieta mesdhetare e ruan më së miri shëndetin e trurit tuaj.
Hulumtuesit në Skoci shqyrtuan vëllimin e trurit te qindra të rritur. Ata zbuluan se njerëzit në vendet e Mesdheut, të cilët kishin konsumuar ushqime të tilla si, fruta, perime, vaj ulliri dhe fasule, kishin volum më të mirë në krahasim me të tjerët.
“Ky lloj kërkimi është për të treguar efektet mbrojtëse të dietës mesdhetare te sëmundjet e ndryshme të trurit”, tha udhëheqësja e studimit, Michelle Luciano.
Dieta mesdhetare është një lloj ngrënieje me stil, me ushqime si, fruta, perime, vaj ulliri duke zëvendësuar gjalpin, fasule dhe lloje të tjera drithërash. Po ashtu, pjesë e saj janë sasi të lehta peshku qumësht dhe verë. Ndërsa duhen kufizuar mishi i kuq dhe ai i pulës.
“Në studimin tonë, mosha kishte efektin më të madh në humbjen e volumit të trurit,” vuri në dukje Luciano. Megjithatë, “efekti i dietës mesdhetare ishte gjysma e madhësisë për shkak të plakjes normale,”.
Kombinimi i ushqimeve mund të mbrojë kundër faktorëve të tillë si inflamacion dhe sëmundje vaskulare, e cila mund të shkaktojë tkurrje të trurit, shtoi ajo./tesheshi.com/