Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Vdekjet e bujshme në burgjet kosovare: privim lirie apo jete?

Nga te Sheshi
05/04/2017
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Vdekjet e bujshme në burgjet kosovare: privim lirie apo jete?
5
SHPËRNDARJE

Nga Blendi Gashi

Vdekja e të burgosurit Naser Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan, siç thonë autoritetet për shkak të një sëmundjeje që vuante prej kohësh, ka ngritur shqetësime të mëdha në opinion jo vetëm me rrethanat si ndërroi jetë dhe faktit se ishte shoku i dhomës së ish-aktivistit të Vetëvendosje-s, Astrit Dehari – edhe ky i vdekur kohë më parë – por edhe për atë se a janë mjaft të përgatitura shërbimet spitalore në burgje për t’iu ofruar trajtim mjekësor korrekt e profesional të burgosurve.

Ndonëse vdekja e tij për momentin po konsiderohet misterioze, për shkak se Makolli ishte dëshmitari kryesor në rastin Dehari, kritika të mëdha po adresohen tek shërbimi shëndetësor në burgje.

Përfaqësues të organizatave që monitorojnë burgjet, thonë se këto janë raste përbëjnë një sirenë alarmi, sidomos për cilësinë e shërbimit spitalor në burgje.

Ata thonë se të burgosurit janë në përkudjesje të shtetit, dhe se për çdo gjë që u ndodh atyre përgjegjësia bie pikërisht mbi shtetin.

Alban Muriqi, monitorues i burgjeve nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), vlerëson se shërbimi shëndetësor në burgje nuk po funksionon si duhet, pasi sipas tij të dënuarit dhe të paraburgosurit numrin më të madh të ankesave dhe kërkesave e kanë ndaj këtij shërbimi.

“Mbeten për tu kritikuar raportet ose mungesa e komunikimit ndërmjet shërbimit shëndetësor dhe atij korrektues në burgje. Shërbimi shendetesor vuan mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme profesionale si dhe përkrahjes së mjaftueshme nga Ministria e Shëndetësisë. Këto probleme në një masë i atribuohen edhe mungesës së stafit korrektues dhe mjeteve të transportit në dispozicion për të dënuarit në nevojë (për trajtim të jashtëm). Si pasojë shepsh ndodh që të dënuarit të humbin terminet për ekzaminime të jashtme apo ato të shtyhen për shumë kohë”, thotë Muriqi për tesheshi. com.

Sipas tij është jetike të ngrihet përgjegjësia dhe llogaridhënia e shërbimit shëndetësor si dhe ngritja e komunikimit dhe koordinimit me shërbimin korrektues.

“Shërbimi shëndetësor i burgjeve është pjesë e përgjegjësisë shtetërore/autoriteteve dhe mbrojtja e jetës së personave të dënuar është një obligim i karakterit të veçantë  për shtetin, kjo për faktin se personat e dënuar/paraburgosur janë tërësisht nën kontrollin e shtetit”, shprehet Muriqi.

Ai thotë se ka nevojë për rritje të kapaciteteve shëndetësore, sidomos stafit teknik (infermierë) po edhe profesionistëve të shëndetit mendor.

“Një dukuri shqetësuese e shprehur në vitin 2016 kanë qënë rastet e shumta të vetëlëndimeve të të dënuarve. Shërbimi Shëndetësor në Burgje ka raportuar për një numër prej 88 vetëlendimeve në të gjithë shërbimin korrektues gjatë 2016. Të denuarit si dhe stafi kanë raportuar se arsye kryesore e vetëlëndimeve është mosrealizimi i kërkesave shëndetësore/pakënaqësive të të dënuarve me shërbimin shëndetësor”, thotë Muriqi.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë, del se ofrimi i shërbimit të  kujdesit shëndetësor në institucionet korrektuese  të Kosovës nuk i plotëson nevojat dhe kërkesat e të personave të burgosur.

Ai thekson se të burgosurve që janë në mbajtje në shërbimin korrektues nuk iu ofrohet trajtim shëndetësor adekuat dhe profesional, dhe nuk aplikohen në shumë raste pothuajse as standardet minimale.

“Praktika ka dëshmuar se për të marrë shërbim shëndetësor, të burgosurit janë detyruar të bëjnë vetëlëndime vetëm e vetëm që të marrin vëmendjen dhe kujdesin shëndetësor. Në rastin e vdekjes së fundit, nuk mund të paragjykohet ende asgjë rreth shkaktarëve të vdekjes së të burgosurit dhe për këtë duhet të pritet versioni final zyrtar, megjithëse edhe në këtë njejtë si në rastin Dehari, kemi informacione kundërdhënese në mes të institucioneve qeveritare”, deklaron Miftaraj për tesheshi. com.

Sipas tij, institucionet qeveritare në vazhdimësi me qëllim të ikjes së përgjegjësisë transferojnë apo delegojnë kompetenca tek institucione tjera pa një vlerësim paraprak dhe këtë e dëshmon edhe rasti i nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ku Ministria e Drejtësisë ia delegon kompetencat në këtë fushë Ministrisë të Shëndetësisë.

“Nga transferimi i kompetencave në Ministri të Shëndetësisë, vërehet ofrim i shërbimit shëndetësor të kualitetit shumë të ultë dhe neglizhencë në trajtimin e të burgosurve dhe për këtë askush nuk po mban përgjegjësi. Të burgosurit në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë janë në përgjegjësi të shtetit, andaj dhe humbja e jetës për shkaqe të mungesës së ofrimit të shërbimeve shëndetësore bie drejtpërdrejtë në përgjegjësinë e organeve përgjegjëse që me ligj e kanë për obligim të sigurojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve.  Andaj, në secilin raste të tillë të mundshëm, bartësit kompetent në këto institucione duhet të mbahen përgjegjës dhe llogaridhënës”, thotë Miftaraj.

Kujtojmë se marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtësisë është nënshkruar më datë 13 qershor të vitit 2013 nga ministri Hajredin Kuçi dhe Ferid Agani.

Sipas kësaj marrëveshje parashihej që delegimi i kompetencave nga MD në MSh, do të mundësojë ofrimin e kujdesit shëndetësor kualitativ për të gjithë personat që janë në mbajtje të dënimit në institucionet korrektuese, me standarde ekuivalente me ato që ofrohen për qytetarët në liri, në pajtim me rregullat evropiane për burgje dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për trajtim shëndetësor adekuat dhe profesional. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së
Politikë

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

25/03/2023
Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike
Sociale & Shoqëri

Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

25/03/2023
Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin
Sociale & Shoqëri

Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

25/03/2023
Lajme të tjera
Diamanti “Ylli rozë” vendos rekordin e ri botëror

Diamanti “Ylli rozë” vendos rekordin e ri botëror

Nesër nis dialogu Rama-Basha?

Nesër nis dialogu Rama-Basha?

Serbia në ankth, Daçiç: Kosova po na padit në Hagë për genocid

Serbia në ankth, Daçiç: Kosova po na padit në Hagë për genocid

TË FUNDIT

Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

7 orë Më parë
“Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

“Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

8 orë Më parë
Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

9 orë Më parë
Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

25/03/2023
Pse është mirë të hamë tre hurma në ditë?

Pse është mirë të hamë tre hurma në ditë?

25/03/2023
Vuçiç dikur përhapte ndjenja pro-ruse në Serbi, po tani?

Vuçiç dikur përhapte ndjenja pro-ruse në Serbi, po tani?

25/03/2023
Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

25/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist