Ky është momenti emocionues kur një vajzë 8-vjeçe ka marrë për ditëlindjen e saj dhuratën më të veçantë ndonjëherë: babanë e saj, i cili është kthyer në shtëpi pasi ka shërbyer si oficer i ushtrisë për disa muaj me radhë.
Pamjet emocionuese tregojnë vajzën e vogël duke u ribashkuar me babanë e saj të dashur në një aheng në Sevilje, Andaluzi, pasi ai bëri një surprizë.
Paloma nuk kishte asnjë ide se babai i saj Jesus Larios, 35 vjeçar, ishte brenda në shtëpi dhe besonte se ai ishte ende në një mision ushtarak duke luftuar piratët somalezë.
Videoja emocionuese tregon Jesusin e veshur në uniformën e tij në një kuti dhurate gjigante.
Vajzës së vogël i jepet kutia-dhuratë dhe për të hapur dhuratën e madhe i vijnë në ndihmë edhe miqtë e saj të së njëjtës moshë.
Kur hapet kapaku i kutisë ajo vëren babanë e saj dhe menjëherë shpërthen në lot nga gëzimi duke u hedhur në krahët e tij.
Jesusi i jep të voglës një përqafim ariu dhe tërheq atë në kuti, ku 8-vjeçarja qëndron në përqafim të babait, duke qarë në shpatullën e tij dhe duke përsëritur fjalët “babai, babi im.”
Videoja e ribashkimit është shpërndarë në mënyrë virale, me më shumë se gjashtë milion shikime. Krahas saj babai shkroi mesazhin: “Një surprizë për princeshën time të vogël, urime ditëlindjen e dashuria ime. Të dua”./tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=ig0DAh7jJls