Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin e Anjeza Shabanit, ish-administratoren e kopshtit “Diren” me 4.6 vite burg. Ajo akuzohet për veprat penale “Keqtrajtim i të miturve” dhe për “Fshehje të të ardhurave”, pasi subjekti që ajo menaxhonte në zonën e Saukut, në Tiranë ishte tërësisht ilegal.
Gjatë seancës së ditës së sotme (e premte), avokati i saj kërkoi ulje të dënimit, pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe Anjeza ka shfaqur pendesë për krimin që ka kryer.
Pas kërkesës së Prokurorisë, tashmë pritet edhe vendimi i gjykatës. Megjithatë, cilido që të jetë vendimi, ajo që është e sigurt është se Shabani do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me 1/3-ën.
Në qershor të këtij viti, rasti i saj u denoncua në një emision investigativ. Përmes një kamere të fshehtë Anjeza shfaqej duke dhunuar brutalisht një fëmijë, vetëm 3 vjeç, ku si pasojë i mituri pati një sërë komplikimesh. Kjo ngjarje u shoqërua me shumë debate dhe reagime, jo vetëm në media, por edhe në rrjetet sociale nga të gjitha grupmoshat. Anjeza Shabani është një fugurë e njohur e ekranit, pasi disa vite më parë ishte moderatore e një emisioni investigativ, ku si për ironi, ajo denonconte vetë raste të ngjashme. Nisur nga kjo, mund të themi se Anjeza, tanimë e di mirë se ç’e pret…!/tesheshi.com