Mjekë dhe infermierë në Tiranë e disa qytete, si në Shkodër e Durrës, organizuan një grevë si reagim ndaj dhunë së shtuar nga bluzave të bardha.
“Ndaj nesh ka nisur një fushatë shpifjesh që duhet të ndalet. Ne nuk mundet të heshtim dhe vetëm përmes protestave, do të kërkojmë edhe ne të drejtat tona. Nuk mund të lejojmë as dhunën dhe asgjë të këtij lloji. Mos të harrojmë se në 1997 të gjithë u dorëzuan dhe vetëm mjekët qëndruan. Duhet që të ashpërsohet ligji ndaj dhunuesve…”, tha njëri nga protestuesit.
Krah tyre doli dhe zv.ministrja Mira Rakacolli.
“Jam këtu në emër të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të protestuar krah mjekëve sepse për ne është e papranueshme dhuna ndaj bluzave të bardha. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm për veprimet e dhunshme që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj mjekëve. Ne jemi të vendosur dhe krah mjekëve për t’i mbrojtur ata”, tha nr.2 i Shëndetësisë. /tesheshi.com/