Ka shumë sekrete të cilat bota nuk i di për Korenë e Veriut. Nga të gjitha, Zyra 39 (i njohur edhe si Dhoma 39) është një nga vendet dhe organizatat më të mistershme.
Zyrtarisht ajo njihet si Zyra e Komitetit Qendror 39 i Partisë së Punës së Koresë.
Dhoma besohet të jetë brenda ndërtesës së Partisë së Punës në Pyongyang.
Besohet se ky komitet është përgjegjës për sjelljen e monedhës së jashtme, e cila ia mundëson Kim Jon-unit të mbajë regjimin e tij totalitar.
Pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, Koreja e Veriut ia ka arritur disi të futet në ekonominë globale. Hetuesit spekulojnë se Zyra 39 financon jetën luksoze të elitës koreano veriore. /tesheshi.com/