Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

“LEXO!”/ Lotë për t’u bërë ai…që je

Nga te Sheshi
25/04/2016
në Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
“LEXO!”/ Lotë për t’u bërë ai…që je
8
SHPËRNDARJE

Shënime për romanin “Kur qau Niçja”, Irvin D. Yalom, përkthyer nga Lira Sejdini Vaid

Nga Agim Baçi

Çfarë humbasim kur nuk duam të pranojmë hendekun mes asaj që jemi dhe asaj që kemi dashur të jemi? A mund të bëhemi ai/ajo që jemi nëse nuk arrijmë t’ia pohojmë vetes sonë atë që na ka tronditur më shumë se gjithçka, që na ka lënë pa gjumë apo që na ka shtyrë të meditojmë gjatë? Irvin D. Yalom, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Standfordit në SHBA, tanimë në rolin e shkrimtarit, ka shfrytëzuar emra sugjestionues për të ngritur pikëpyetje të rëndësishme për çfarë mund ta në tërheqë në udhën për të fituar veten, e për t’i dhënë asaj kuptim. Niçe, Frojdi, dhe profesori i këtij të fundit, Brojeri, e shumë bashkëkohës të tyre, janë emra të cilët të ngjallin kërshërinë të ndjekësh rrëfimin edhe atëherë kur je paralajmëruar se kemi të bëjmë me një trill.

Yalom ngre me kujdes pyetje, të cilat, nga përgjigjet që kërkojnë, mund të kenë vendime të pakthyeshme për jetët tona. Padyshim, mosleximi nga ana jonë e përditshmërisë sonë, e hapave që kemi hedhur, e mundësive që kemi përpara, rrezikon të na vërë përballë dilemës: Mos duhet ta braktisim përditshmërinë që na ka zënë si në çark?  E pastaj, duket se vjen edhe një tjetër pyetje: A është braktisja e realitetit zgjidhje për atë që nuk e kemi arritur?

Përballë asaj që kemi dhe asaj që ëndërrojmë, vjen “dueli psikologjik” mes Brojerit, mjekut të famshëm të Vjenës të fundshekullit XIX dhe Niçes, filozofit që e di që shkruan për të ardhmen. Yalom ka arritur të ndërtojë dialogë mjaft intensivë mes psikoanalistit dhe filozofit, duke tentuar të zbulojë atë çfarë sot përdor psikoterapia moderne. Gjithçka shkon në rrugën e pranimit të asaj që Niçja përsërit: “Bëhu ai që je!”. Është fjali që vlen në përpjekje edhe për vetë atë që e ka thënë, sepse edhe ai, filozofi i së ardhmes, Niçja, ka nevojën që të pohojë dobësinë e tij për një femër që i ka tronditur gjithçka që ai beson se e zotëronte: Lu Salomeja!

Rrëfimi nis si një duel që vihet në lëvizje nga një sfidë e zonjushës 21 vjeçare, Lu Salomeja, e cila i kërkon doktor Brojerit të marrë përsipër shërimin e filozofit nga dëshpërimi – një dëshpërim për të cilën ajo beson se është shkaku. Një sfidë ku psikanalisti përfshin vetveten, marrëdhëniet me të shoqen dhe miket e tij, duke na dhënë përmes dialogëve me Niçen dhe diskutimeve me Zigmund Frojdin, pikërisht pushtetin e pallogaritshëm të së pandërgjegjshmes sonë dhe fillimet e një debati ku psikoterapia do të kërkojë vendin e vet në mjekësi.

“….Sensualiteti, trupi i një gruaje, më duket kulmi i shpërqendrimit, një barrierë ndërmjet meje dhe misionit tim në jetë. Por Lu Salomeja ishte ndryshe, ose unë të paktën mendoja kështu. Megjithëse ishte shumë e bukur, ajo dukej edhe një shpirt binjak, truri im binjak. Ajo më kuptonte, më tregonte drejtime të reja, maja marramendëse, të cilat nuk kisha guxuar t’i eksploroja më parë. Unë mendova që ajo do të ishte studentja ime, e mbrojtura ime, dishepullja ime. -Por më pas, katastrofa. Epshi im ngriti krye. Ajo e përdori atë, që të më kundërvinte me Pol Renë, mikun tim të ngushtë, i cili na kishte prezantuar fillimisht. Ajo më bëri të besoj, që unë isha burri i përcaktuar nga fati i saj, por kur unë i ofrova veten, ajo nuk më pranoi. Unë u tradhtova nga të gjithë: nga ajo, nga Reja, nga motra ime e cila u përpoq që ta shkatërronte marrëdhënien tonë. Tani çdo gjë është kthyer në hi, dhe unë tani jetoj larg çdo gjëje, që një herë e një kohë ishte e dashur për mua..”. (Irvin D. Yalom, “Kur qau Niçja, f.360).

Rrëfimi është një diskutim shumë tërheqës dhe intrigues, ku lexuesi mund të përfshihet përmes nevojës së tij për t’u shprehur për atë që s’ka mundur dot të thotë kurrë me zë të lartë, e sidomos për të gjetur bashkëbiseduesin të cilit mund t’i besojmë nga vetja jonë. Është një rrugë drejt lotit, si kufiri delikat i njeriut. Jo, loti nuk është dobësi, por është forca e pranimit të dobësive. Lotët mund të na çojnë drejt pranimit të mendimeve tona. E siç rrëfen Yalom, “Mendimet janë hijet e ndjenjave tona”.

Rrëfimi i Yalom, i kalon kufijtë e trillerit, teksa shihet edhe si një guidë debati për psikanalizën dhe filozofinë. Thuajse vjen si një rrugëtim për një lexim të Niçes, apo edhe Frojdit. Madje, duket edhe si fillimi i një beteje filozofike që nuk i dihet ende fundi. Dhe Yalom, me mjeshtërinë e rrëfimtarit, ka dhënë një prozë që bart nevojën e debateve të duhura, sidomos për ata që janë të apasionuar pas filozofimit.

“Ndonëse asnjë gur nuk mund të dëgjojë, as të shikojë, secili rënkon butësisht, që dikush t’i kujtojë” (Yalom , “Kur qau Niçja”)

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?
Politikë

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?
Ekonomi

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!
Ballkani

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Lajme të tjera
Incident në Superligën turke: tifozi godet gjyqtarin, ndërpritet takimi Trabzonspor- Fenerbahçe

Incident në Superligën turke: tifozi godet gjyqtarin, ndërpritet takimi Trabzonspor- Fenerbahçe

Alarmi i akademikëve: liderët hakmarrës të Polonisë po përdorin muzeun e luftës për të rishkruar historinë

Alarmi i akademikëve: liderët hakmarrës të Polonisë po përdorin muzeun e luftës për të rishkruar historinë

Këpucët e sheshta që duhet të blini për në pranverë (foto)

Këpucët e sheshta që duhet të blini për në pranverë (foto)

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

1 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

2 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

3 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist