Autoritetet e aviacionit të Tajvanit njoftuan se dhjetë fluturime pasagjerësh midis Tajvanit dhe Evropës u prekën nga mbyllja e hapësirës ajrore pakistaneze.
Fluturimi i EVA Air Vjenë-Taipei u detyrua të kthehej në Vjenë, ndërsa pesë fluturime të China Airlines për në destinacione evropiane u devijuan për në Bangkok, tha aeroporti ndërkombëtar Taoyuan në një deklaratë.
Kompania ajrore China Airlines anuloi gjithashtu një fluturim për në Londër që duhej të nisej këtë mëngjes.
Tre fluturime të tjera të EVA Air midis Evropës dhe Tajvanit u devijuan, por vazhduan për në destinacionet e tyre, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/