Në ditën kur u mbyll zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të bashkisë së Kolonjës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se në radhët e vëzhguesëve do të jenë edhe dy përfaqësues të Bashkimit Evropian.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin: “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër nga Bashkimi Evropian (BE) për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kolonjë, të datës 20 Nëntor, 2016” . KQZ vendosi akreditimin e 2 vëzhguesve afatshkurtër”,-thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Gara për bashkinë e Kolonjës zhvillohet mes Ilia Stefos, si përfaqësues i koalicionit majtë, si dhe Dritan Hajros, që përfaqëson koalicionin e djathtë.
Zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë po zhvillohen pasi ish-kryebashkiaku Arben Malo ndërroi jetë më 25 shtator nga një atak kardiak. Qendrat e votimit do të happen këtë dielë, më datë 20 nëntor për të gjithë zgjedhësit./tesheshi.com