Gjermania është një parajsë për kriminelët e huaj, shkruan në një artikull të fundit “Der Spiegel”.
Referuar numrit të krimeve, në artikull thuhet se në Nordrhein-Westfalen shumica e krimeve janë kryer nga shtetasit nga Serbia, Rumania, Turqia, Shqipëria dhe Gjeorgjia.
Në pesë vitet e fundit krimet nga rumunët janë trefishuar, i shqiptarëve është tetëfishuar, ndërsa te gjeorgjianët kjo shifër është dhjetëfishuar, ka theksuar drejtori i kriminalistikës në Gjermani Joachim Eschemann.
Ai propozon që Gjermania të ashpërsojë ligjet për disa vepra si vjedhjet, grabitjet dhe krime tjera, pasi është krijuar përshtypja se këtu është parajsë për mafian. /tesheshi.com/