Sulme të njëpasnjëshme të pushtetit ndaj ish-gazetarit shqiptar, tashmë deputet në rradhët e partisë maqedonase, LSDM-së, Muhamed Zekiri. Pas akuzave të VMRO-DPMNE-së, se Zekiri ka dhuruar partisë së tij 180 mijë euro për fushatë zgjedhore, është bastisur shtëpia e tij nga organet policore. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet deputeti nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook. Megjithatë sipas tij, edhe përkundër tentativave të ashpra të pushtetit kundër tij, ai do motivohet edhe më shumë të vazhdojë luftën kundër kriminelëve të vërtetë.
“Policia financiare dhe antikorrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar në MPB e kontrolluan banesën time dhe tashmë 10 ditë me rradhë po bëhet hetim. Dëshiroj ti porosis se munden të hulumtojnë dhe kontrollojnë aq sa zemra e tyre ua dëshiron, por as që do më frikësojnë, as që do të më humbin guximin, përkundrazi, vetëm do më shtojnë fuqinë dhe motivin të vazhdojë të luftojë kundër kriminelëve të vërtetë. E vërteta do të fiton, DREJTËSI DO KETË!!! Të ishit ato të cilët do e kryni punën e juaj dhe luftonit kundër kriminalitetit viteve të fundit, shteti do të ndriçonte. Kriminal mundet të gjeni vetëm te kriminelët e vërtetë, te urdhërdhënësit e juaj, tek Gruevski dhe Mijallkovi dhe bashkëpunëtorët e tij!!!!”, ka shkruar deputeti, Muhamed Zekiri.
Mirëpo nuk ndalen me kaq përpjekjet e pushtetit kundër deputetit, Muhamed Zekiri. Ai në një status tjetër ka informuar se gjatë natës së djeshme është sulmuar fizikisht nga njerëz të ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Për këtë siç shkruan ai, dëshmitarë janë edhe kamerat e sigurisë dhe policia, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar të regjistrojnë në procesverbal emrin e Sasho Mijallkovit. Kjo sipas Zekirit është për keqardhje, meqë policia në vend se të shërbejë për siguri të qytetarëve, po vihet në shërbim të kriminelëve si Mijallkovi dhe banda e tij.
“Elhamdulilah jam shëndosh e mirë, tani edhe më i fortë dhe më i vendosur se kurdo herë për të vazhduar betejën kundër zullumqarëve. Ju falemderit miqë të gjithëve për kujdesin dhe përkrahjen!!! E drejta padyshim do fitojë me ose pa mua!!! E di se në këtë rrugë nuk jam vetëm, nuk është vetëm Muhamedi, ka shumë e shumë Muhameda që do luftojnë zullumqarët dhe drejtësia padyshim do të fitoje dhe kriminelët do të japin llogari!!!! P.S Dëshpëruese është që ende ka policë të cilët në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve vazhdojnë të jenë në shërbim të kriminielëve si Mijallkovi dhe banda e tij. Nuk arrita edhe pas qëndrimit disa orësh të jap deklaratën në stacionin e policisë Beko pasiqë polici kujdestar kishte frigë të shkruaj deklaratën time kur përmendja emrin e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov. I dashur policë liria edhe për ty shumë shpejtë do vjen!!! #KriminelëtDoTëJapinLlogari”, kështu përfundon statusi i deputetit, Muhamed Zekiri. /tesheshi.com/