Halit Valteri, një nga deputetët e “opozitës së re”, ardhur nga lista e PD-së, tha se reagimi i Metës me 8 pyetje drejtuar Venecias, nuk e cenon hetimin parlamentar, pjesë e së cilës ai është.
“Nuk ia vështirëson aspak punën sepse komisioni Venecias shprehet qartë në rekomandimet që jep. Të presim datën 11 dhe të shohim si do të jetë rekomandimi përfundimtar. Nëse ata shprehen që presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i kalojmë parlamentit për votim shkarkimin e presidentit të republikës dhe më pas vendos Gjykata Kushtetuese çfarë do të bëhet me fatet e presidentit”, tha Valteri gjatë një prononcimi për TCH.
Nga ana tjetër, ai dha konsideratën e tij personale mbi Ilir Metën, kur tha se “dihen qëndrimet e mia ndaj presidentit të Republikës personalisht ndaj tij jo si institucion. Për mendimin tim ai është kryetar i LSI dhe jo kryetar i shtetit tonë”.