Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë këtë gjakderdhje dhe të tërheqë trupat nga territori ukrainas”.
Në një deklaratë, Shtetet e Bashkuara akuzuan gjithashtu Rusinë se ka nisur “një sulm të plotë ndaj lirisë dhe së vërtetës së medias duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve, duke i penguar ato të transmetojnë informacione rreth pushtimit”.
Shtetet e Bashkuara thanë gjithashtu se Rusia po përpiqet të mbysë rrjetet sociale si Twitter, Facebook dhe Instagram, të cilat u kanë ofruar miliona rusëve akses në informacione të pavarura dhe ndërlidhje në mbarë botën.
Kujtojmë, në kryeqytetin Kiev, por edhe në disa qytete të tjera të Ukrainës, gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
Për momentin është e paqartë se cilat ishin objektivat e sulmeve dhe nëse ka të vrarë dhe të plagosur. /tesheshi.com/