Një deputeti italian i partisë së Silvio Berlusconit(Forza Italia) i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri pasi është dënuar përfundimisht nga Kasacioni për lidhje me mafian.
Drejtoria Antimafia e rajonit të Kalabrisë, ka sekuestruar të gjithë asetet e 12 kompanive që kishte në zotërim parlamentari Amedeo Matacena, i cili ndodhet i arratisur në Dubai.
Shoqëritë janë të gjitha në sektorin e tregtisë së armatimit, ku deputeti italian ka qenë i angazhuar edhe përpara futjes së tij në politikë.
Gjykata italiane e ka dënuar Matacena-n për lidhje me mafian famëkeqe të Kalabrisë N’drageta.
Dipas DIA-s, pasuria dhe asetet e kompanive të parlamentarit të djathtë janë përftuar nga aktivitetet e paligjshme dhe trafiqet. /tesheshi.com/