Kayne Kyle, babai i Chris Kyle, mbi jetën e të cilit është realizuar edhe filmi ‘Snajperisti amerikan’ që tani është nominuar gjashtë herë për çmimin Oscar, ka dhënë intervistë për Fox News mbi jetën e snajperistitit më vdekjeprurës në histori të ushtrisë së SHBA-ve.
Chris Kyle është vrarë nga një tjetër veteran lufte në shkurt të vitit 2013 në shtetin federal të Texasit. Nga viti 2003 deri më 2008, ai ka luftuar katër herë në Irak dhe gjatë asaj kohe ka vrarë 255 muxhahedinë me snajperin e tij.
Megjithatë, Pentagoni ka ofruar të dhëna të tjera duke thënë se Chris ka vrarë 16- kryengritës në Irak.
“Numri i jetëve që djali im i ka shpëtuar është shumë më i madh se sa i atyre që ai i ka vrarë”, ka thënë për Fox News, Wayne Kyle.
Ai gjithashtu ka zbuluar se iu është kërcënuar regjisorit të filmit, Clint Eastwood dhe aktorit kryesor që e portretizon djalin e tij, Bradley Cooper nëse filmi “Snajperisti amerikan” në çfarëdo mënyre e dëmton reputacionin e Chrisit.
“Më kanë parë në sy dhe më kanë thënë që do e respektojnë kujtimin e djalit tim. Kjo për mua ka qenë e mjaftueshme. Eastwood dhe Cooper janë persona të cilëve unë iu besoj. Kanë qenë të hapur dhe nuk kanë dashur të fshehin ndonjë gjë”, ka thënë 65 vjeçari, Wayne Kyle.
Kjo i është verifikuar pasi e ka parë filmin pasi “American Sniper” i ka pëlqyer shumë./tesheshi.com/