Gruaja e një punonjësi të policisë që vrau katër kolegë në Shtabin e Forcave të Parisit thotë se ai kishte “episode psikotike”; ishte i pavëmendshëm në kohë dhe hapësirë si dhe kishte ankthe gjatë natës, thonë raportet.
Mickawl Harpon, 45 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia në vendngjarje, ndërsa zyrtarët francezë ende po përpiqen të kuptojnë qoftë edhe një motiv për vrasjet.
Gruaja e Harpon është marrë në pyetje, megjithëse prokuroria e Parisit thotë se ajo nuk është akuzuar e as e dyshuar.
Zyrtarët e sindikatës policore nuk kanë përjashtuar mundësinë që Harpon të ketë qenë i përfshirë në një mosmarrëveshje në vendin e punës.
Gruaja e tij me sa duket i ka thënë policisë se ai kishte një mosmarrëveshje me shefat e tij dhe ndjeu se puna e tij ishte e pavlerësuar. Harpon gjithashtu përshkruhej si 70% i shurdhër. /tesheshi.com/