Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prefektët: ç’përfaqëson modeli “Qazim Mulleti”, ç’version ndoqi Enver Hoxha dhe si përkthehet emërimi i 12 gjeneralëve nga Edi Rama

by te Sheshi
01/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Prefektët: ç’përfaqëson modeli “Qazim Mulleti”, ç’version ndoqi Enver Hoxha dhe si përkthehet emërimi i 12 gjeneralëve nga Edi Rama

Nga Ylli Pata

Me emërimin e ushtarakëve të lartë edhe me përvojë si Prefektë të Qarqeve, Edi Rama ka thyer rregullin tradicional të “qokës” për politikanët lokalë të lënë pasdore dhe ka zbatuar një model të njohur që vjen në historinë e institucioneve që nga koha e Perandorisë Romake. Shteti më perfekt i historisë botërore, kishte dy modele qeverisjeje: atë qendror dhe atë lokal, ku dy figurat më të rëndësishme të pushtetit si mëkëmbës, ishin Prefekti dhe Pretori.

Prefekti ishte autoriteti politik i Romës dhe Pretori ishte ligji, pra forca dhe gjykata. Sa për ilustrim: Ponz Pilati i famshëm ishte Prefekt, pra një Guvernator i emëruar i Perandorit në Galile. Ky model u rimorr nga Benito Musolini gjatë qeverisjes së tij, duke forcuar rolin e Prefektit. Në Siçili, Duçja çoi një ushtarak të hekurt, Moro-n, që zhduku Mafia-n. Por ky model u morr edhe nga Italia moderne e Kushtetutës së vitit 1947. Italia ka një shtet të ndarë me rajone, ku natyrisht ka pushtet lokal dhe një mori entesh, krerët e të cilit ishin e janë përgjithësisht politikanë. Por Roma cakton Prefektë që drejtojnë rendin e qetësinë, sipas modelit klasik të Perandorisë Antike.

Për shembull, mbahet mend dhe është i njohur nga shumë vetë, eksperienca e Prefektit të Siçilisë, Gjeneralit Carlo Alberto dalla Chiesa, i cili pasi fitoi mbi Brigatat e Kuqe u dërgua të luftojë Mafia-n në ishull, por u vra nga Cosa Nostra.

Ky model është zbatuar edhe në Shqipërinë e shtetit të brishtë pas Kongresit të Lushnjës. Mbahet mend nga të gjithë fenomeni “Osman Gazepi”, ushtaraku që u dërgua në Berat, Fier dhe Skrapar për të shtypur rebelimin në ato zona nga Ahmet Zogu. Shembulli më tipik është Qazim Mulleti. Kjo jo thjesht prej komedisë “Prefekti” të Besim Levonjës, pasi ai shtjelloi me satirë ndoshta të pamerituar një VIP real në periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Prefekti poliglot dhe me kulturë të thellë nga Tirana, nuk ishte i vetmi që qeveriste vendin, por ai u bë më i famshmi dhe më mediatiku.

Po cili është identikiti institucional i një “Qazim Mulleti”?

Natyrisht A-ja e gjithçkaja është “carta biancha”, pra fuqia e pakushtëzuar që qeveria qendrore i jepte një qeverisësi lokal të deleguar për të zbatuar objektivat e qeverisë qendrore. Një zyrtar i aftë, i fortë dhe me fuqi të mëdha, që bën të gjitha pushtetet që të varen prej tij. Me një fjalë një i “plotfuqishëm”.

Qazim Mulleti, por jo vetëm ai, se kishte edhe të tjerë në zona të ndryshme të vendit, bënin “diellin dhe shiun”, fusnin njerëz në burg, koordinonin bizneset dhe nxirrnin urdhëra për lëvizjet e qytetarëve gjatë ditës dhe gjatë natës.

Ndoshta pantonima e Besim Levonjës ishte thjesht një sarkazëm denigruese, por Qazimi i famshëm ka qenë realisht një zyrtar shumë i rëndësishëm. Këtë model zgjodhi edhe Enver Hoxha në vitet e para të komunizmit në Shqipëri. Dërgoi në qarqe njerëz me fuqi të madhe që kishin për detyrë të shtypnin kryengritjet. Kjo vazhdoi deri në fund të viteve ‘50, kur sistemi komunist u fuqizua shumë dhe rolin e Prefektit e luanin Sekretarët e Parë të Komiteteve të PPSH-së. Sekretarët përgjigjeshin për gjithçka dhe kishin pushtet absolut në terren. Ata merreshin me rendin publik, ekonominë, furnizimin e popullsisë me ushqime, emergjencat civile, bursat e studimit, por edhe ndëshkimet apo fushatat kundër “armiqve të klasës”. Sekretarët e Parë ishin realisht fuqia e pushtetit në terren, ndërsa kryetarët e komiteteve ekzekutive ishin thjeshtë burokratë pa të drejtë vendimarrëse.

Pas rënies së komunizmit u ndoq një model më i centralizuar. Nuk pati nga një të plotfuqishëm në rrethe, por shumë. Ishte mizëria e drejtorëve të policisë, shëndetësisë, arsimit, shërbimit social që ishin bejlerët e vërtetë që merreshin me influencën politike dhe sociale në terren.

Prefektët kanë qenë të dobët, pa pushtet, megjithëse ligji u jep shumë kompetenca  të dërguarve të qeverisë. Sipas ligjit, Prefektët kanë të drejtë të verifikojnë e monitorojnë zbatimin e ligjshmërisë nga të gjitha pushtetet në qarqe, pra kryetarët e bashkive, drejtorive të pushtetit qendror etj. Por Prefektët kanë qenë anemikë, pa pushtet politik, pasi delegimi i pushtetit ka qenë i mangët. Zotër në terren ishin drejtorët. P.sh. një drejtor i KESH-i apo OSHE-je, sot është më i fortë se Prefekti.

Kurse Edi Rama ndërmori një reformë të thellë, që në fakt e ka paralajmëruar disa herë por pak e kanë marrë seriozisht. Ka emëruar në 12 qarqet e vendit gjeneralë e kolonelë me fuqi të madhe, me “carta biancha” politike që do të bëjnë “kryeministrin” e vogël në terrenin ku janë emëruar. Shkurt, Rama nuk do të telefonojë më një drejtor policie për problemet apo objektivat që i ka vënë vetes, por do të urdhërojë ushtarakun që ka komanduar në qark.

Një model tipik që edhe pse vjen nga Perandoria Romake, e përdor edhe Franca, por edhe Spanja që emëroi një Prefekt në Katalonjë.

Fjala vjen, nëse në Elbasan, Rama emëroi ish-kryegjeneralin e ushtrisë, “Lala”-Qazim Sejdiu nuk do ta ndjejë veten më “zot” i nahijes, por një njeri nën monitorimin e një ushtaraku të hekurt. Sa do ta bëjnë punën? Ta shohim. Sot ishte vetëm prezantimi…/tesheshi.com/

Related Posts

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Gazetari i njohur arab: Sot duan prej nesh që te jemi balerinë, e kur ju duhet, do të kërkojnë që të bëhemi muxhahidë

Gazetari i njohur arab: Sot duan prej nesh që te jemi balerinë, e kur ju duhet, do të kërkojnë që të bëhemi muxhahidë

Përballja e Partizanit serb me Skënderbeun, mediat e Beogradit: dyndje shqiptare drejt nesh

Përballja e Partizanit serb me Skënderbeun, mediat e Beogradit: dyndje shqiptare drejt nesh

Champions League “flet anglisht”: mundet Reali, eleminohet Dordmund

Champions League "flet anglisht": mundet Reali, eleminohet Dordmund

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

“Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni