Coca-Cola ka filluar proceset e blerjes së kompanisë kryesore të ëmbëlsirave “Bambi” nga fondi “Mid Europa Partners” në vlerë prej 260 milionë euro.
Sipas njoftimeve të kësaj kompanie, marrëveshja përfundimtare do të përcaktohet përmes shtrirjes përfundimtare dhe blerja mbetet subjekt i kushteve dhe aprovimeve të autoriteteve kompetente dhe pritet që vetë procesi të përfundojë në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Nga pohimet e Coca-Cola thonë se qëllimi i tyre strategjik i blerjes i kësaj kompanie është mundësi për zhvillimin në Serbi dhe rajon, si dhe mundësinë e zgjerimit të produkteve.
“Kjo blerje është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar vlera shtesë për kompaninë tonë, klientët dhe aksionerët. Kjo do të forcojë më tej lidhjen tonë në treg dhe marrëdhëniet me klientët dhe na mundëson për të rritur praninë tonë në raste kyçe për konsum”, tha Zoran Bogdanovic, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë Coca-Cola HBC AG.
“Kjo blerje është një konfirmim se Serbia është një destinacion shumë tërheqës për investimet e huaja, por edhe dëshmi e përcaktimit të kompanisë sonë, Coca-Cola HBC Serbia , që të mbetet pjesë integrale e komuniteteve në të cilat ne operojmë dhe ne vazhdojmë të zhvillojmë biznesin tonë në këtë vend. Unë jam i sigurt se brendet tona globale, si dhe përkushtimi ndaj komunitetit lokal, lidhur me markat kryesore të Bambi-t në tregun e produkteve të ëmbëlsirave, me gëzim të madh ne mirëpresim të gjithë kolegët e rinj nga Bambi në familjen Coca-Cola HBC”, tha Svetoslav Atanasov, CEO i Coca-Cola HBC Serbisë dhe Malit të Zi. /tesheshi.com/