Tanku i cili kontribuoi më së shumti në fitoren sovjetike mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore, T-34, u përfshi në një incident “çnderues” përgjatë një parade ushtarake, ku u përkujtua pikërisht një triumph rus falë tij.
Tanku ishte pjesë e paradës që shënoi 75-vjetorin e Betejës së Kurskut të Ushtrisë së Kuqe përballë nazistëve, por ndryshe nga rrethanat e luftës, në kushte paqeje është “turpëruar”.
Beteja e korrik-gushtit 1943 në Kursk, rreth 450 kilometra në jugperëndim të Moskës, shënoi dështimin e ofensivës së fundit naziste në Frontin Lindor të quajtur Operacioni Citadel dhe me vendosmëri e ktheu valën e luftës në favor të Bashkimit Sovjetik.
Ajo është përshkruar si beteja më e madhe e tankeve në histori, duke përfshirë me mijëra sosh në të dyja anët. /tesheshi.com/