I është dorëzuar suedezit Tomas Lindahl, amerikanit Paoul Modrich dhe turkut Aziz Sancar, çmimi Nobel për Kiminë 2015. Bëhet fjalë për kërkuesit që janë emëruar si ‘mekanikët’ e ADN-së, pasi kanë vënë në punë teknikat për riparimin e molekulave bazë të jetës.
Nëpërmjet studimeve të tyre ata kanë arritur të zbulojnë mjetet kryesore për riparimin e ADN-së që ndodhet në brendësi të qelizave. Tre kërkuesit kanë psur meritën e rindërtimit të mënyrës se si qelizat arrijnë të riparojnë dëmet që vijnë nga pjesa e brendshme e acidit desoksiribonukleik.
Zbulimet e këtyre tre “mekanikëve të ADN-së” kanë hapur rrugën për krijimin e kurave të reja në luftën kundër kancerit./tesheshi.com/