Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendet e Evropës Lindore filluan të anëtarësohen në NATO, të parat ishin Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton e quajti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si lëvizjen e duhur, duke pasur parasysh luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
“Sot jam më i bindur se atëherë se bëmë gjënë e duhur”, tha ai për CNN. “Ne bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe, nëse nuk do ta kishim bërë këtë, kjo krizë mund të kishte ndodhur edhe më shpejt”.
“Kur bëra atë që bëra, i ofrova Rusisë jo vetëm një partneritet special me NATO-n, por edhe perspektivën e anëtarësimit në NATO”, tha Clinton duke argumentuar se problemet më të mëdha për sigurinë në të ardhmen do të vijnë nga aktorët joshtetërorë ose nga shtetet autoritare.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, vendet e Evropës Lindore filluan të anëtarësohen në NATO. Të parat ishin Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia.
Por pikëkrisht kjo zemëroi Rusinë, më saktë atë të Putinit, pasi u anëtarësuan dhe Rumania e Bullgaria. Lufta nisi kur dhe Ukraina shpalli ambicien për në NATO.
Këtë aleancë, krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë, pikërisht si një bllok ushtarak ndaj ish-BRSS, Rusia e Putinit e ka parë si një kërcënim duke iu afruar kufijve të saj. /tesheshi.com/