Grupi i punës shumëkombësh (REPO), qëllimi i të cilit është sekuestrimi i pasurisë së oligarkëve rusë, ngriu 30 miliardë dollarë në asete dhe fonde të individëve ndaj të cilëve janë vendosur sanksione në 100 ditët e para të punës, njoftoi Ministria e Financave e SHBA.
Përveç jahteve, anijeve të tjera dhe pasurive të patundshme luksoze, u bllokuan 300 miliardë dollarë fonde nga Banka Qendrore Ruse, raporton AP.
“Kostoja e luftës për Rusinë vazhdon të jetë gjithnjë e më e shtrenjtë”, tha Grupi Shumëkombësh në një deklaratë.
Grupi u krijua në mars 2022 nga Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Jannet Yellen dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, në bashkëpunim me disa vende dhe Komisionin Evropian, të cilët hetojnë dhe ndjekin penalisht oligarkët dhe individë të tjerë që janë aleatë të presidentit rus Vladimir Putin.
Në fillim të muajit, si pjesë e aktiviteteve të grupit, u njoftua vendosja e sanksioneve për Godo Nisanov, një nga njerëzit më të pasur në Evropë dhe Alexei Mordashov, i cili konsiderohet si një nga miliarderët më të pasur rusë.
“Anëtarët e grupit REPO do të vazhdojnë të monitorojnë asetet nën sanksione dhe do të parandalojnë minimin e masave që janë vendosur,” tha Departamenti i Thesarit i SHBA në një deklaratë. /tesheshi.com/