Dyshohet se vranë dhe hëngrën të paktën 35 persona. Çifti kanibalëve po gjykohen në Rusi, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin.
Vrasjet e tmerrshme thuhet se kanë ndodhur gjatë 18 viteve, ndërsa policia ka arritur të zbulojë 8 pjesë trupore.
Zyrtarët tani po kontrollojnë për gjetjen e më shumë pjesëve, pasi nga dëshmitë e të arrestuarve është pohuar vrasja dhe ngrënia e të paktën 35 personave.
Mediat raportojnë se Dmitry Bakshaev, 35 vjeç, nga Krasnodari në jug të Rusisë, i ka thënë grupit hetimor se nisi vrasjet në vitin 1999.
Të dy janë aktualisht në paraburgim në Krasnodar.
Gruaja, Natalia Bakshaeva është 42 vjeçare, shtatë vjet më e madhe se bashkëshorti i saj, sipas dokumenteve të policisë.
Çifti përdorte një drogë ruse për t’i vënë viktimat e në gjumë.
Fotoja e tij u publikua së bashku me një grua 35-vjeçare, që pretendonte se ishte një nga pengjet e tij.
Bakshaev dhe gruaja e tij Natalia, një infermiere, ishin pjesë e një “familje kanibale”. Policia gjeti gjithashtu një video në shtëpinë e tyre.
Policia ka zbuluar se Bakshaev dhe bashkëshortja e tij ruanin trupat e njerëzve që vrisnin në frigoriferin e tyre, si dhe në një bodrum
U gjetën shtatë paketa me pjesë të trupave të ngrirë. Çifti gjithashtu ruajti “mish” në kavanoza. Janë zbuluar edhe 19 mbetje të “lëkurës njerëzore”.
Çifti u arrestua pasi një telefon celular u gjet në qytetin e Krasnodar me fotografi që tregonin një person që kishte nxjerrë pjesë nga trupi i njeriut.
Natalia i është nënshtruar testeve psikiatrike dhe është gjykuar të jetë “mendërisht e shëndoshë”.
Ajo thuhet se ka pranuar të paktën 30 raste të vrasjes dhe kanibalizmit nga çifti.
Analizat psikiatrike të spitalit treguan se ajo ishte “një person mjaft i shëndetshëm, e cila vepron me ndërgjegje të plotë.
Një trup femëror u gjet më 12 shtator në një bodrum në Krasndoar. Një kovë dhe një qese përmbanin pjesë të trupit. Një qese tjetër ishte e mbushur me pasuri të gruas së vdekur.
Bakshaev, që raportohet se punon në një akademi ushtarake, kishte fotografuar edhe kokën e prerë të gruas së panjohur dhe kafkën e saj.
Një tjetër foto është zbuluar nga oficerët dhe besohet të tregojë një kokë njerëzore që shërbehet si darkë.
Ajo është zbukuruar me portokall dhe është shërbyer me datën 29 dhjetor 1999. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë provohet dyshimi i një terrori të vërtetë prej 18 vitesh.
Një tjetër imazh tregon mbetjet e dyshuara njerëzore të marra në një kavanoz. /tesheshi.com/