Chelsea i Londrës “sulmon” me para Juventusin. Trajneri Antonio Konte ka bërë “të fortin” ndaj drejtuesve londinezë, duke kërkuar të mos kursehen, derisa në skuadër të vijë sulmuesi kryesor që pretendohet.
Për këtë klubi i presidentit Abramoviç, është gati t’i japë Juventusit 100 milion euro, për të siguruar shërbimet e sulmuesit Higuain. Shifra tunduese “turbulloi” mjaftueshëm drejtuesit torinezë. E pa u shuar jehona e kësaj oferte, Chelsea i “plas” një 70 milionësh Juventusit, për mbrojtësin e majtë Aleks Sandro.
Ndërkohë i ofron italianëve, që nëse duan, të përfshijnë “në pazar” edhe mesfushorin Nemaja Matiç, i cili nuk gjen më vend në formacionin e Kontes.
Momentalisht Juve nuk mendon të shesë Higuain, tek i cili beson shumë, veçanërisht në “fiksimin” për të fituar Champions League. E ndërkohë që italianët “mendohen”, Konte nuk do të humbë kohë, e bën gati 75 milion për sulmuesin e Borusia Dordmund, Aubameyang. /tesheshi.com/