Me shortin e zhvilluar të hënën në Nyon të Zvicrës, u përcaktua që në fazën e 16-të të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të futbollit do të takohen Liverpool dhe Real Madrid dhe Paris SG dhe Bayern.
Do të jetë një “përsëritje” e dy nga tre finalet e fundit të kësaj gare, pasi Bayern dhe Paris SG kanë luajtur në finale në vitin 2020, dhe Real dhe Liverpool në vitin 2021.
Sezonin e kaluar Reali mundi Liverpoolin 1:0 në Paris dhe Bayern me të njëjtin rezultat një vit më parë mundi PSG-në.
Kundërshtarët e Dinamo Zagrebit nga Grupi E, Chelsea dhe Milan, kanë si kundërshtarë Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur.
Ndeshjet e para të fazës së 16-të do të luhen në fund të shkurtit, ndërsa ato të kthimit në fillim të marsit të vitit të ardhshëm.
Finalja është caktuar për 10 qershor në Stamboll.
Çiftet e 16-tës së Ligës së Kampionëve: RB Leipzig – Manchester City, Club Brugge – Benfica, Liverpool – Real Madrid, Milan – Tottenham Hotspur, Eintracht Frankfurt – Napoli, Borussia Dortmund – Chelsea, Inter – Porto, PSG – Bayern.
Barcelona – Manchester United, në raundin e ndërmjetëm të Ligës Evropiane
Është hedhur edhe shorti i xhiros së ndërmjetme të Europa League, fituesit e të cilit do t’i bashkohen fituesve të grupeve.
Dyshja më interesante e raundit të ndërmjetëm është Barcelona – Manchester United, që do të jetë një duel mes klubeve që kanë në vitrinat e tyre 97 trofe të mëdhenj.
Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm do të luhen gjatë muajit shkurt dhe fituesit do të bashkohen me Arsenalin, Betisin, Fenerbahçen, Ferencvaros, Feyenoord, Freiburg, Real Sociedad dhe Union Saint-Gilloise në 1/16.
Finalja do të luhet më 31 maj në Budapest.
Çiftet e raundit të ndërmjetëm: Barcelona – Manchester United, Juventus – Nantes, Sporting – Midtjylland, Shakhtar – Rennes, Ajax – Union Berlin, Bayer – Monaco, Sevilla – PSV Eindhoven, Salzburg – Roma. /tesheshi.com/