Një tragjedi ndodhi në Korçë e që ka prekur dhe stafin e burgut të Drenovës. 5 efektivë u përfshinë në një aksident teksa ktheheshin nga një ceremoni mortore, ku dy prej tyre ndërruan jetë njëri pas tjetrit.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites në afërsi të fshatit Plasë dhe sipas burimeve policore bëhet e ditur se autoomjeti me të cilin policët po udhëtonin u përplas me një furgon mallrash.
Efektivi i parë ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa pas rreth dy orë humbi jetën në ambientet e spitalit edhe efektivi i tjetër, i cili ndodhej në gjendje më të rëndë shëndetësore. Viktimat janë: Fatmir Islami dhe Agim Beshi. /tesheshi.com/