Kuajt e detit përgjithësisht ushqehen me një lloj specieje të vogël të quajtur crustaceans. Disa nga ushqimet e preferuara të kuajve të detit janë edhe karkalecat apo zooplanktonet, megjithëse ata hanë çdo gjë në mënyrë që të sigurojnë jetesën.
Në ndryshim me peshqit e tjerë, kuajt e detit kanë një stomak shumë të vogël dhe një sistem tretës shumë të varfër. Për shkak të këtyre arsyeve atyre ju duhet të hanë gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të jetojnë. Ata qëndrojnë në zonat e cekëta ku ka barëra të këqija, në mënyrë që të gjejnë lehtësisht prenë.
Sapo e kapin një pre, ata e thithin me turirin ë tyre, që e kanë në formë feçke. Turiri i kuajve të detit është i formuar në mënyrë që të hapet sa më shumë të jetë e mundur, për të ngrënë prenë.
Duke qenë se tek kuajt e detit mungojnë dhëmbët, ata e gëlltisin menjëherë ushqimin. Këto krijesa të vogla kanë sy fantastikë, çka i lejon të lokalizojnë lehtësisht prenë e tyre. /tesheshi.com/