Vendet që nuk përdorin të gjithë mekanizmat e mundshëm për të luftuar koronavirusin, do të luftojnë për ta kapërcyer atë, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit të mërkurën.
“Disa vende janë afruar në mënyrë fragmentare në luftën kundër pandemisë dhe ato vende kanë një rrugë të gjatë dhe me pengesa përpara”, paralajmëroi shefi i OBSH-së Tedros Adhan Ghebreyesus, pa specifikuar se cilat shtete ai kishte fjalën.
“Vetëm vendet që aplikojnë një sistem efikas për të filluar një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar koronavirusin do të jenë në gjendje të frenojnë epideminë dhe të shmangin një gjendje të re emergjente,” theksoi Tedros Adhanom.
Ndërsa për lajmin e fundit për një virus të ri që transmetohet nga derrat te njerëzit dhe ka potencial pandemik, eksperti i urgjencës i OBSH-së, Mike Rayan tha se ishte e rëndësishme që njerëzit të mos shqetësohen, sepse “nuk është një virus i ri, por një virus i kontrolluar. “.
Pandemia e virusit koronar COVID-19 nuk është afër fundit, tha Tedros Adhanom në një konferencë në Gjenevë.
“Ne të gjithë duam që kjo të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë,” tha ai.
Sipas tij, realiteti i vështirë pikërisht na fakti se kjo nuk është afër pfundit.
“Megjithëse shumë vende kanë përparuar globalisht, pandemia në të vërtetë po përshpejtohet,” tha Tedros Adhanom.
OBSH planifikon të thërrasë një takim këtë javë për të vlerësuar përparimin në studimin e kontrollit të sëmundjes. /tesheshi.com/