Marrëdhëniet e mira midis vendeve tona janë të një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit, thotë kreu i diplomacisë turke.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha të premten në Moskë se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë një rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit.
Ai njoftoi gjithashtu takimin e liderëve të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të mbahet në Teheran në ditët në vijim, sipas formatit nga Soçi.
Çavushoglu mbërriti në Moskë për një takim me homologun e tij rus Sergej Lavrov, për të diskutuar krizën në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe të të dy vendeve.
Para takimit në Ministrinë e Jashtme ruse, Çavushoglu tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë po përmirësohen çdo ditë.
“Marrëdhëniet e mira midis vendeve tona janë të një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit”, tha ai.
Ministri rus tha se ata i japin rëndësi të madhe bashkëpunimit me Turqinë në çështjet ndërkombëtare.
Lavrov shtoi se bashkëpunimi ushtarak-teknik mes dy vendeve po zhvillohet intensivisht. /tesheshi.com/