Uruguajani Edinson Cavani, një lojtar që shkroi historinë e tij personale me klube europiane, duke e nisur fillimisht karrierën te Napoli, do kthehet në Amerikën Latine prej nga vjen, për t’u aktivizuar me Boca Juniors, pra në Argjentinë. Aktualisht ai është në radhët e Manchester United dhe pritet të largohet nga Anglia, shkruajnë shumë media sportive.
Cavani kishte mundësinë të zgjasë kontratën e tij me Djajtë e Kuq për një vit tjetër, por thuhet se vendosi të lërë Old Trafford dhe të nënshkruajë për Boca Juniors.
Uruguajani me përvojë dëshiron të realizojë ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe ai i premtoi presidentit të klubit Juan Roman Riquelme se do të bashkohej me të në të ardhmen.
Cavani është gati të ulë ndjeshëm pagën e tij, e cila tani qëndron në 210,000 paund në javë te United, dhe do të kërkojë një kontratë tre-vjeçare me Boca-n. /tesheshi.com/