Konferenca e djeshme për shtyp e Monika Kryemadhit, përplot mufka, pati dhe disa sosh me Erdoganin e turkun brenda.
Kjo grua që mbi dy dekata protagonizëm politik krah burrit të saj nuk i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve asgjë, nuk ka dhënë kurrë ndonjë fjalë të mençur, nuk është njohur kurrë për ndonjë standart moral, nuk është njohur kurrë ndonjë aftësi e spikatur në një fushë të caktuar, duke qenë kësisoj në harmoni të plotë me bashkëshortin e saj në të gjithë këto, vjen dita që të shprehë një mllef tipik prej injorantësh politikë e historikë ndaj një lideri, populli e perandorie.
Ja mufka e saj e marrëzishme në broçkullitjet e djeshme:
“Tani që vdiq dhe Gyleni mos u shqetësoni fare, e kemi kopjen e Erdoganit në Shqipëri në të gjitha drejtimet. Mos u çudisni fare.
Do mbushim Shqipërinë me flamuj turq, do themi Shqipëria është Turqi.
Do i kthehemi dhe njëherë asaj Perëndorisë Otomane, sepse e kemi turkun këtu ne në mendje ne, jo turkun si individ, turkun si fenomen”.
Sigurisht, është naivitet të presësh nivele të larta arsyetimi nga kjo grua, e cila rëndomësinë në gjykim e fjalor e ka të vetmin element identifikues në paraqitjet publike. Në këtë rast, pyetja është se çfarë e shtyu që mllefin e saj politik me Ramën ta çojë te Perandoria Osmane e Turqia, duke rrëshqitur dhe në racizëm?!
Përgjigja është në fakt e thjeshtë: humbamendja gati totale prej një momenti të vështirë në përballje me drejtësinë. /tesheshi.com/