Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj vlerësoi raportin e OSBE/ODIHR-it për 30 Qershorin, duke deklaruar se ato ishin më tepër se zgjedhje.
Më 30 qershor Shqipëria ka patur shumë më shumë se zgjedhje vendore pasi është përballur me sfidën e ruajtjes së rendit. Është absurde te thuash se un nuk marr pjesë në zgjedhje dhe ato nuk quhen. Jemi përballur me dhunës sistematike të opozitës, dhe ketë e konstaton raporti i ODHIR”, tha Cakaj në një konferencë për shtyp, ku për herë të parë, që nga marrja në dorë e diplomacisë së Tiranës, ligjërimi i tij ka qenë ai klasiku i politikës së dytës, së cilës deri më tani i kishte qëndruar paksa në distancë.
“Raporti sqaron se në Shqipëri më 30 qershor zgjedhjet janë bërë pa interesa të mjaftueshme të elektoratit apo grupacioneve e kandidatëve. Kjo vjen për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve por jo se nuk kanë qenë zgjedhje legjitime. Patëm një proces demokratik por qeveria nuk merr dot përgjegjësi për garantimin e marrjes pjesë të opozitës në zgjedhje”, tha Cakaj.
“Askund në raport nuk thuhet se zgjedhjet kanë qenë jo legjitime. Thuhet se zgjedhjet janë zhvilluar edhe në probleme të mëdha por nuk thuhet e janë shkaktuar nga qeveria”, vëren kosovari i mazhorancës. /tesheshi.com/