Të arrestuarit e aksionit që zbuloi laboratorin e drogës në Xibrakë janë dënuar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Kjo gjykatë ka dhënë vendimin për 9 personat e dosjes ‘Xibraka’, ku mes tyre është edhe nipi i dikatorit komunist, Enver Hoxha.
Por ndryshe nga kërkesa e prokurorisë për 16 vite burg, Ermal Hoxha ia ka hedhur me dënuar 10 vite burgim sipas vendimit.
Të pandehurit kishin ndërtuar një laborator të sofistikuar të drogës, ku bëhej përpunimi i kokainës që dërgohej më pas për eksport jashtë vendit.
Vendimet për 9 të pandehurit
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
13 vite burg për Genci Xhixhën
11 vite burg për Gentin Gjonajn
12 vite burg për shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno
11 vite burg për Klemend Dalipin
13 vite burg për Sajmir Batkun
Prokuroria kishte kërkuar 126 vite burg për 9 të arrestuarit e këtij grupi, por vendimi e ka çuar në 94 vite burg në total për të gjithë të pandehurit.
Mbi ta qëndronte akuza e trafikimit të narkotikëve./tesheshi.com/