Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka mbetur i kënaqur me atë se çfarë kanë treguar futbollistët e tij brenda fushës së lojës, e sidomos për tifozët të cilët kanë patur se çfarë të shohin në këtë ndeshje festive.
“Mendoj që kjo miqësore vëllazërore, nuk ka patur mundësi të përfundojë më mirë se kaq. Përkrahja e tifozëve nuk u ka munguar asnjërës skuadër dhe me të vërtetë ishte kënaqësi të luajmë. Objektivi ynë ishte të tregojmë një lojë sa më të mirë që është e mundur. Ndërkohë, mendoj që deri diku e kemi arritur këtë qëllim, pasi kjo është loja jonë më e afërt që mund të luajmë”, tha Bunjaku pas ndeshjes.
I pari i pankinës kosovare, gjithashtu analizoi kombëtaren shqiptare sa i përket mënyrës së të luajturit.
“Kemi diskutuar dhe kemi analizuar se si luan Shqipëria. Kemi pritur pak a shumë këto skema, pasi trajneri tani duhet të përgatisë skuadrën sa më mirë për Kampionatin Europian dhe i shërbejnë këto ndryshime”, përfundoi Bunjaku.
/tesheshi.com/