Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh në ajër duke shkaktuar panic te banorët e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në afërsi të urës së Bakallit, ku nga një automjet tip BMV është qëlluar në ajër me armë zjarri.
Policia është vënë në lëvizje, por pa mundur të arrestojë personat e dyshuar, ndërsa automjeti është gjetur i djegur në lagjen Haxhias.
Policia bëri të ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit B.B, ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /tesheshi.com/