Në Sarajevë përfundoi pa marrëveshje një takimi i delegacioneve të Bosnjës dhe Kosovës, në një përpjekje për heqjen e taksës 100 përqind në importet e mallrave.
Zyrtarë boshnjakë thanë thotë se kolegët kosovarë u përpoqën të zgjidhin çështjet politike përpara liberalizimit ekonomik ose të vizave tregtare.
Prandaj, thonë ata, u hodh poshtë propozimi i delegacionit të Bosnjes për një pezullim 6-mujor të taksës, deri në rregullimin e regjimit të vizave tregtare.
Ndihmësi i ministrit të Jashtëm të Bosnjes, Midhat Saliç, tha se megjithatë hapi i parë u ndërmor për zgjidhjen e këtij problemi të madh.
“Të dyja palët do të informojnë autoritetet e tyre, ministritë e tyre dhe qeverinë e Kosovës mbi negociatat dhe propozimet. Ne do të shohim se çfarë do të jetë hapi i dytë”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër. Durim Limaj nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, tha: “Në këtë drejtim, qeveria e Kosovës e kupton situatën në të cilën Bosnja është. Nuk është kuptuar për shumë vite. Megjithatë, ne kemi nevojë që autoritetet e Bosnjës të paktën të mundësojë lëvizjen e lirë të mallrave, të heqin kërkesat për vizë, si dhe të njohin dokumentacionin tone, sidomos pasaportat dhe certifikatat tona, në mënyrë që të jetë në të njëjtin nive, që dhe ne të mund të eksportojmë produkte në Bosnje”, tha Limaj. /tesheshi.com/