Kryeministri Rama e quajti të “çuditshëm” një bllokim e një takse për automjetet nga Shqipëria drejt Kosovës, sot, në ditën e parë të hapjes nga ana e Kosovës të kufijve të saj tokësorë.
Në një status të tij në Twitter, Rama kujton akuzat që i janë bërë atij në kulmin e krizës pandemike, ku thotë:
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!’ e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë!
Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!
Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur!
Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama. /tesheshi.com/