Në rrethanën e vështirë ku ndodhet presidenti Trump si pasojë e bllokadës së pazakontë të qeverisë amerikane, atij i ka dalë krah nusja e djalit, Lara Trump, bashkëshorte e Eric-ut, por dhe ky i fundit.
Në variantin shqiptar “bishti para sqeparit”, Lara tha se bllokada e qeverisë do sillte më pak vuajtje për të ardhmen e vendit duke thënë se ne “vlerësojmë gjithçka që ata po sakrifikojnë”, referuar 800 mijë nëpunësve të sektorit publik, të cilët prej javësh kanë mbetur pa paga.
“Nuk është e drejtë për ju dhe ne të gjithë e kuptojmë atë, por është shumë më e rëndësishme se çdo individ”, tha nga ana tjetër Eric-u, i biri i Trump.
“Do ketë më pak vuajtje për të ardhmen, për fëmijët e tyre, nipërit e mbesat dhe brezat që do të vijnë, për këtë dua t’i falënderoj ata për sakrificën e tyre”, tha Lara Trump.
“Unë e di se është e vështirë”, tha ajo për viktimat e punëtorëve pa paguar në pritje të marrëveshjes republikanëve dhe demokratëve rreth fondit perj 5.7 miliardë dollar për ndërtimin murit me Meksikën, duke e trajtuar këtë si një kauzë për të cilën ata duhej të ishin të ndërgjegjshëm.
“Unë e di që njerëzit kanë familje, llogari pagash, hipoteka dhe qira”, tha ajo, duke shtuar se vjehrri i saj do të gjente zgjidhje të shpejtë.
“Ne qëndrojmë prapa jush dhe bëjmë gjithçka që mundemi. E di që presidenti po bën gjithçka që mundet për ta zgjidhur atë shpejt”, përfundoi Lara Trump.
Lara Trump është një ish-gazetare 36-vjeçare e revistës Inside Edition dhe u martua me Eric Trump, i cili tani drejton biznesin e babait të tij. /tesheshi.com/