Xhovani Simeone është vetëm 20 vjeç, e luan si sulmues me skuadrën Banfield në kampionatin argjentinas. Ai është i biri i Diego Simeones, trajnerit të Atletikos së Madridit, njeriut që gjendet momentalisht në qendër të vëmendjes për ato çfarë ka arritur me ekipin spanjoll.
Djaloshi ndjehet krenar për të atin, pa ngurruar të thotë se, sipas tij, ai është trajneri më i mirë në botë.
Pinjolli i familjes Simeone ka folur për një radio argjentinase, ku ka shprehur tërë lumturinë për sukseset e prindit të tij.
“Jam shumë i lumtur për babanë tim, e për mënyrën si ai po tregon se ekipi i tij mund të luftojë me klubet më të mëdha.”
“Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë.”
Atletiko e Madridit është në vend të dytë në kampionat spanjoll kur kanë mbetur dhe katër javë gjer në fund të tij, me pikë të barabarta me Barcelonën e vendit të parë. Skuadra ka arritur gjithashtu në gjysmëfinale të Champions League-s, ku e presin dy ndeshje të jashtëzakonshme me Bajernin e Mynihut duke nisur nga e mërkura e ardhshme.
Xhovani gjithashtu po kalon një periudhë pozitive te klubi i tij argjentinas. Banfield fitoi 0-2 në transfertë këtë të hënë, dhe të dy golat u shënuan nga i biri i Diego Simeones. Ai i ka mohuar fjalët se së shpejti do të kalojë në futbollin europian, duke u shprehur se ishte mirënjohës e ndjehej mirë në klubin ku luan tani.” /tesheshi.com/