Fluks i madh i qytetarëve të Kosovës është parë në mëngjesin e së enjtes, deri sa janë vërshuar qendrat e shitjes së biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që zhvillohet ditën e premte në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Biletat kanë dalë në treg në ora 10:00, në qendra të ndryshme të Kosovës me çmime që sillen nga tre deri në 10 euro.
Për të marrë një biletë prapa portave, në veri dhe jug, kushtonë nga tre euro. Në lindje çmimi është 7 euro, ndërkohë në tribunën perendimore çmimi është 10 euro.
Mirëpo, përkundër pikave zyrtare të vendosura nga Federata e Futbollit të Kosovës, biletat shiten edhe në tregun e zi, madje me çmim shumë më të lartë.
/tesheshi.com/