Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut ka njoftuar se gjithsej 343 anëtarë kanë vdekur nga sëmundjet që lidhen me praninë e tyre në vendet e sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Listës së trishtë ditët e fundit i janë shtuar edhe dy vdekje të tjera. Bëhet fjalë për një teknik 67-vjeçar që vdiq nga kanceri dhe një zjarrfikës 73-vjeçar në pension, i cili vdiq nga fibroza pulmonare.
Në të dyja rastet, sëmundjet besohet të jenë rezultat i punës së tyre në Qendrën Tregtare Ndërkombëtare që u shemb gjatë sulmit.
Raportohet më tej se rreth 11,000 njerëz që nxituan në vendngjarje (zjarrfikës, polici, infermierë) vuajnë nga sëmundje të lidhura me sulmin. Prej tyre, 3500 vuajnë nga kanceri. /tesheshi.com/