Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

    UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

    COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

    COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

    “Beteja” me NATO-n, Rusia rrit numrin maksimal të ushtarëve

    “Beteja” me NATO-n, Rusia rrit numrin maksimal të ushtarëve

    Shihni sesi izraelitët e kapur u thanë lamtumirë robëruesve të tyre

    Shihni sesi izraelitët e kapur u thanë lamtumirë robëruesve të tyre

    Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

    Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

    Bloomberg: Pse Netanyahu është i dështuar ndaj Hamasit

    Bloomberg: Pse Netanyahu është i dështuar ndaj Hamasit

    Dhuna e një të akuzuari për ngjarjet në Srebrenicë

    Dhuna e një të akuzuari për ngjarjet në Srebrenicë

    Një e çmenduri e fundit sioniste me Gazën

    Një e çmenduri e fundit sioniste me Gazën

    Moska humb tjetër gjeneral në Ukrainë

    Moska humb tjetër gjeneral në Ukrainë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia

Regjisori i ri shqiptar që synon shumë lart

Nga te Sheshi
26/09/2023
në Intervista, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Kinema: pukjani që triumfoi në Venecia
52
SHPËRNDARJE

Erenik Beqiri është regjisori i ri, i cili këtë fillimshtatori korri një sukses ë Festivalin e Venecias. Filmi i tij “A short trip” (Një udhëtim i shkurtër), u vlerësua aty si “filmi më i mirë i shkurtër”.

ATSH kontaktoi Erenikun, i cili aktualisht është duke qëndruar në një rezidencë artistike në Francë, për të mësuar më shumë rreth tij.

Ereniku, i lindur në qytetin e Pukës dhe i diplomuar për Regji Filmi dhe Televizioni, në Akademinë e Arteve (2010), tregon për mundësitë e pakta që ishin në vitet `90 për të pasur një qasje ndaj kinematografisë botërore. “Fillimisht njohja me filmin erdhi përmes kanaleve italiane e më pas me VHS dhe DVD. Kohën më të madhe e kaloja duke parë filma, mbase më shumë sesa duke mësuar për shkollën”, rrëfen Erenik Beqiri.

Për të, lidhja me filmin ka ardhur natyrshëm, më shumë sesa një ëndërr. Sepse ëndrra, siç thotë ai, ngelet në kufijtë e joreales.

Kur e pyesim se kujt ia dedikon fitoren në Venecia, regjisori i ri thotë se mbi të gjitha është një fitore e gjithë ekipit realizues: e aktorëve që u treguan të gatshëm të mos kursenin emocionet për personazhet, e stafit krijues, producentëve, drejtorit të fotografisë e me radhë.

“Do doja që çmimi të ishte për kinemanë shqiptare dhe shpresoj të krijoj mundësi për kineastët shqiptarë që të ekranizojnë ngjarjet e tyre nëpër botë, në mënyrë që të rritet interesi për Shqipërinë”, shprehet Erenik Beqiri.

Fitoren në Venecia, Beqiri e sheh si një vlerësim të jashtëzakonshëm, por ai nuk beson tek fama. Ai ndihet krenar për filmin e punën e bërë nga të gjithë dhe shpreson që çmimi të sjellë përshpejtimin e procesit të realizimit të filmave të tjerë, pasi çdo film ka vite pune nga pas.

“Mund të them nga përvoja se në industrinë e filmit, nuk ka asgjë të garantuar, pasi janë shumë faktorë artistikë dhe ekonomikë që duhet të përputhen në mënyrë që filmi të realizohet. Mendoj që kryesorja është të mos heqësh dorë gjatë procesit”.

Duke ditur se për Hollywood-in, peshorja e suksesit, në fund të fundit mbeten të ardhurat që bën, e pyesim Erenikun se si e mat ai suksesin dhe si mund të sjellë të ardhura një film prej 17 minutash, por që i ka marrë tre vjet kohë për ta realizuar.

Ereniku shpjegon se, filmi i shkurtër nuk është një burim fitimesh siç mund të jetë një film i gjatë. Fitimet vijnë nga çmimet në festivale dhe shitja e të drejtave në platforma dhe kanale të ndryshme. Prodhimet e Hollywood-it janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që duhet të sjellin fitime, pasi buxheti i tyre është investim i studiove. Ndërsa në Europë modeli i financimit është më ndryshe. Filmat europianë financohen nga fondet kinematografike shtetërore dhe secili film është një bashkëproduksion i disa shteteve për të arritur buxhetin e nevojshëm.

Për filmin “A short trip”, Erenik Beqiri nuk kërkoi mbështetje nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, duke qenë se një pjesë e buxhetit ishte gjetur.

“Për këtë projekt vendosëm bashkë me producentët që të mos aplikonim tek QKK, pasi do të aplikonim me filmin e gjatë. Sepse qëllimi kryesor është filmi i gjatë. Kam disa vite që po merrem me zhvillimin e filmit të gjatë, i cili tani është në fazën e financimit”, thotë Erenik Beqiri, duke na zbuluar projektin e radhës.

Fituesi në Festivalin e Venecias mendon se ajo që të jep dorë për sukses është të tregosh një ngjarje e cila është e rëndësishme për ty. Diçka shumë personale.

“Sa më personale të jetë ngjarja, lidhur me krijuesin, aq më shumë janë mundësitë që filmi të krijojë rrugën e tij. Përveç kësaj, kryesorja është të mos heqësh dorë, pasi i gjithë procesi zgjat shumë. E nëse pas gjithë këtyre viteve vazhdon të jetë ende dëshira për të realizuar filmin, kjo tregon që ka diçka që ia vlen të ekranizohet”, përfundoi Erenik Beqiri. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?
Lindja e Mesme

UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

02/12/2023
Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!
Politikë

Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!

02/12/2023
Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!
Ekonomi

Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!

02/12/2023
Lajme të tjera
Shpallje entuziaste nga Tirana: Rajoni, terren të lulëzuar për njerëzit!

Shpallje entuziaste nga Tirana: Rajoni, terren të lulëzuar për njerëzit!

Messi zbulon klubin ku dëshiron të përfundojë karrierën

Messi zbulon klubin ku dëshiron të përfundojë karrierën

Rrësheni përgjaket sërish

Rrësheni përgjaket sërish

TË FUNDIT

Kthesa e pabesueshme e një vrasjeje në Prishtinë

Krimi i pabesueshëm, Pacolli: Njohja ime me Naimin e Liridonën

4 orë Më parë
Shorti i Gjermanisë: Shqipëria, e “pafat”!

Shorti i Gjermanisë: Shqipëria, e “pafat”!

4 orë Më parë
Berishajt, i ati shpjegon të bijën

Berishajt, i ati shpjegon të bijën

7 orë Më parë
COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

COP28: Njëzet vende, trefishim të energjisë bërthamore

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

UNICEF: A i ka braktisur njerëzimi fëmijët në Gaza?

02/12/2023
Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!

Berishajt, Argita vishet politikisht: Me ndihëm e Zotit, të ngrihemi!

02/12/2023
Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!

Rama në Samitin e Klimës: leksion moral, leksiondhënësve amoralë!

02/12/2023
Pesë zgjedhjet e rëndësishme të 2024-ës: a do diktojnë ato rendin e ri botëror?

Pesë zgjedhjet e rëndësishme të 2024-ës: a do diktojnë ato rendin e ri botëror?

02/12/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Nga Behauddin Gashi: Shenjtëria e jetës

Nga Ermir Gjinishi: Turbulencat mediatike dhe dritëhijet e sulmit tokësor në Gaza

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist