Të paktën 3 persona janë vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur pas një serie të shtënash në një festë në Long Beach të Kalifornisë. Viktimat ishin mbledhur për festën e Halloween në një shtëpi në qendër të qytetit Long Beach.
Autoritetet amerikane konfirmuan një incident me viktima si pasojë e të shtënave masive dhe thanë se ishin duke hetuar vendngjarjen ku u zbuluan 3 meshkuj të vdekur dhe 9 të tjerë të plagosur, 5 prej tyre në gjendje të rëndë.
Jake Heflin nga Departamenti i Zjarrfikësve tha se të shtënat që ndodhën në festën e Halloween ishin sulm në masë dhe se agresori mbetet në arrati.
Një numër i madh i gëzhojave të plumbave shiheshin në rrugicën jashtë shtëpisë ku ndodhi incidenti, gjë që tregon se ato ndodhën jashtë. /tesheshi.com/