Në traditën e tij të një gjuhë të ashpër ndaj çdo kundërshtari politik, dje dhe sot, ish-kryeministri Berisha i është vërsulur verbalisht pasardhësit të tij Rama, duke i shtuar qëndrimit politik edhe atë artistik.
Pas një vizite në një ekspozitë të piktorit Avni Delvina, çelur në Muzeun Kombëtar, e që gjykuar nga prezenca e mediave e më pas deklaratat para tyre, dukej si diçka e stisur, Berisha akuzoi Ramën edhe nga pozita e një kritiku arti, atë që në dikur ishte pedagog i Arteve Figurative.
“Dënoj asgjësimin që i bëri zhgarravitësi i droguar pikturës shqiptare, siç e shini nuk ka më ekspozita, ekziston një galeri ku nuk guxon të hapë ekspozitë se zhgarravitësi mendon në paranojën e tij se vetëm zhgarravinat e tij anti-art do t’i paraqesë për art dhe nuk mund të konkurrohen. Por çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt”, tha Berisha, dikur kardiolog me emër, në kohën kur Rama ushtronte piktorin dhe pedagogun në Akademinë e Arteve. /tesheshi.com/