PD-ja hapi dje fushatën e 11 majit, me një fjalim tipik folklorik nga Berisha, me synimin për t’u rikthyer sërish në pushtet. Nën slloganin “Shqipëria madhështore”(!), si një adaptim naiv i slloganit të Trump-it “Amerika sërish e madhe”, Berisha revokoi sukseset e pretenduara të PD-së kur qeveriste Shqipërinë, siç Rruga e Kombit apo anëtarësimi në NATO e liberalizimi i vizave dhe tha se nuk e donte edhe njëherë pushtetin me qëllim pasurimi.
“Nuk jam kthyer unë për para, jo, shqiptarët e panë se cili ishte vettingu i Sali Berishës”, tha ai, duke pretenduar se është politikani më i pastër shqiptar.
Duke tentuar të garojë me Ramën në lëmën e batutave, ai tha një batutë gjithsesi pa thelb.
“Edvin, Edvin vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio”(!).
Kujtojmë se sondazhet e deritanishme e nxjerrin humbës Berishën e fitues Ramën, me gati zero propabilitet për të dalë e kundërta nga kutitë më 11 maj.
Kjo do të thotë se në bilancin e përgjithshëm të përballjes elektorale të këtyre dy figurave, Rama do e thellonte edhe më avantazhin ndaj Berishës. /tesheshi.com/