Berisha është detyruar të ndërpresë një deklaratë të tij para Parlamentit teksa ka nisur të thirret ezani i Xhamisë së Namazgjasë në krah, por ka lëshuar paksa helm, tipike e karakterit të tij, duke përfolur thirrjen islame për falje ditore – namaz – me shënjestër drejtuesit e xhamisë, duke nënkuptuar me to njerëzit e Erdoganit.
“Do ta presim, derisa të mbarojë, nëse është hoxha brenda. Se këta vendosin edhe kasetën. Ata që vendosin kasetën s’më pëlqejnë”, tha Berisha, a thua është shumë e rëndësishme nëse i pëlqen apo jo Berishës se si thirret ezani. Nga ana tjetër, ezani nuk ka të bëjë me hoxhën, nëse është apo jo në xhami, por me muezinin, pasi thirrësi i ezanit është pikërisht muezini.
Etika e donte që të heshtte e mos komentonte, ose nëse do komentonte, të thoshte diçka me vlerë, diçka të hajrit, gjë që në fakt nuk është në natyrën e tij. /tesheshi.com/